Real Madrid, inteligjenca artificiale në ndihëm e skuadrës

Real Madrid, inteligjenca artificiale në ndihëm e skuadrës

Kanë qenë të shpeshta dëmtimet oër disa lojtarë të Real Madrid në sezonet e fundit. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të qëndrojnë jashtë fushe për shkak të dëmtimeve të hasura. Me një situatë e cila është kthyer shqetësuese për klubin ata kanë kërkuar dhe shpresojnë që të sjellin një ndryshim tepër të nevojshëm për lojën e tyre. Përmirësim I cili pritet të jetë ndikues në sezonin e rri që pritet të nisë.

Real Madrid është duke shfrytëzuar kështu një teknologji sa I përket shërbimit I cili do të jetë I avancuar për të parandaluar dëmtimet. Kjo është pikërisht një lëvizje innovative e cila vjen pas një sezoni tepër të ngarkuar për madrilenët. Pjesamara e tyre e fundit në Kupën e Botës për klube e ka vendosur ekipin përballë një tjetër sfide.

Real Madrid, inteligjenca artificiale në ndihëm e skuadrës
Real Madrid, inteligjenca artificiale në ndihëm e skuadrës

Los Blancos do të shndërohet kështu në ekipi I parë I cili arrin të ketë një ndërthurje të sistemit të inteligjencës artificiale. Është pikërisht një vendim I klubit që e vendos skuadrën në një investim për të sjellë një mënyrë shumë më inovative sa I përket ndihmës mjekësore. Madrilenët janë një ndër ekipet që kanë tentuar të sjellin kështu një seri investimesh dhe të risjellin teknologjinë pjesë të tyre.

Është një teknologji e cila konsiston në përdorimin e burimeve të ndryshme dhe përfshin: stërvitjen, dëmtimet, cilësinë e gjumit, gjendja emocionale dhe një seri tjetër të dhënash. Me këtë është e rëndësishme të synohet një maksimizim I performancës për të gjithë strukturën e lojtarëve. Kjo do të synojë minimizim të lëndimeve që do të ketë secili lojtar.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.