Klubi Madrilen së fundmi ka ndarë një lajm tepër të rëndësishëm sa I takon kështu shitjes së Vinicius JR. në raportin e fundit që vjen nga Los Blancos ata janë shprehur të hapur për një shitje të brazilianit në këtë sezon kalimesh. Klubi me këtë lëvizje ka mundur të thyejë mitin e ‘’pathyeshmërisë’’, tashmë në një epokë të re ata janë duke kërkuar për një prezantim sa më dinjitoz nga cdo lojtar I klubit.
Në një moment kur u vlerësua se kishte një shuarje të pakënaqësisë mes tyre. Pasi më herët Vinicius për shkak të kërkesës së tij kishte ngjallur një pakënaqësi mjaft të madhe në klub. Sulmuesi 25 vjecar në kërkesat e tij ndaj klubit kishte një pretendim për një pagesë e cila do të ishte shumë më e lartë. Ndaj dhe klubi e konsideroi si fillim një tekë të lojtarit e cila do të duhet të shuhej.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në 2027, qëndrim që e lidh atë me skuadrën e bardhë. Por, nuk ekziston mundësia që ai të mos konsiderohet I vendosur jashtë skuadrës. Ata janë duke ndërmarrë një veprim ku kanë vendosur kështu një cmim për lojtarin. Një veprim I cili kohë më parë nuk mendohej tashmë është duke u shtruar si mundësi në Real Madrid.
Tashmë, klubi ka vendosur dhe një kusht sa I përket qëndrimit të tij në klub. Ata do të jenë të gatshëm që të kryejnë shitjen e lojtarit nëse ai nuk ndryshon pritshmërinë e tij në lidhje me pagën që do të duhet të marrë. Pra, një lëvizje e til e cila vazhdon të kushtëzohet më tej.