Real Madrid me përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes

Real Madrid me përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes

Real Madrid gjatë gjithë sezonit e ka vuajtur pjesën e mbrojtjes në krahun e majtë të saj. Një faktor I cili ka ndikuar gjithashtu dhe në formën e tyre jo të qëndrueshme. Zhgënjimet e ekipit janë të tilla dhe një ndër faktorët padyshim që është dhe kjo pengesë në mbrojtje. Por, mesa duket Real është duke synuar një përforcim në ekipin e saj dhe ka të bëjë me Alphono Davies.

Lojtari I Bayern Munich kishte një kontratë e cila përfundonte në këtë sezon, por Bayern e bëri rinovimin e saj. Shpresa e Los Blancos për ta gjetur si një lojtar të lirë nuk ishte aspak e mundur pas këtij rinovimi. Duke qenë se mbrojtësi I majtë është cilësuar si një prioritet për ekipin afrimi I tij pritet të ndodhë shumë më shpejt.

Një marveshje me Bayern pritet të sjellë për ekipin një vlerë e cila shkon në 60 milion euro. Shumë kjo e cila vlerësohet portugeze me vlerën e tij në market. Në kampin e Real nuk mendohet se është një shumë e cila mund të paguhet prej tyre, por shihet si një mundësi për ta marrë më lirë.

Real Madrid me përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes
Real Madrid me përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes

Sytë e tyre janë drejtuar gjithashtu dhe drejt Alvaro Carreras. Lojatr me tepër potencial dhe I cili është shndëruar në një rol kyc në ekipin e tij.transferimi I tij tek Benfica ndodhi për vetëm gjashtë milion euro nga Manchester. Kjo e bën ekipin të besojë se do të ketë mundësi që të shfrytëzojë një opsion shumë më të lirë sa I përket blerjes së tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.