Real Madrid ka ndërmarrë tashmë një vendim sa I përket të ardhmes së Xabi Alonso. Tekniku I cili ishte vendosur në një seri jo të mirë rezultatesh, nuk mundi t’ia dalë më tej. Është pikërisht një pozitë aspak e favorshme e cila e shtyn ekipin drejtues për të sjellë një vendim sa I përket të ardhmes së tij në ekip. Dalja e tyre në champions e cila pritet të shërbente si një tjetër provë e rëndësishme për Alonso, rezultoi në një humbje.
Përballë Manchester City në Santago Bernabeu në një sfidë mjaft të rëndësishme skuadra madrilène regjistroi një tjetër humbje 2-1. Përpara ndeshjes ishte një presion mjaft I madh për Alonso sa I përket pikëve që do të duhet të grumbullonin nga kjo sfidë. Fatkeqësisht ishte pikërisht një sfidë e cila kaloi në një tjetër humbje.

Mes kritikave të shumta për një lojë aspak të duhur nga tekniku është piëkrisht dhe një mbështetje e humbur në dhomat e zhveshjes. Kjo pritet të sjellë dhe një vendim sa I takon drejtuesëve për të ardhmen e Alonso. Periudhë ku Reali ka humbur kryesinë në La Liga dhe tashmë është në fazën e grupeve në Champions me një pozitë aspak të qartë.
Edhe pse ka pasur një diskutim sa I përket një largimi të mundshëm, është konsideruar se do të jetë koha e duhur për të vazhduar më tej këtë bashkëpunim. Test I radhës mendohet se do të jetë Janari pikërisht me Superkupën e spanjës ku do të jetë Alonso në këtë sfidë përballë provës së tij të qëndrimit.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.