Real Madrid mundësinë e shkëmbimit të dy yjeve me Chelsean

Real Madrid sheh mundësinë e transferimit të dy yjeve të Chelseas

Real Madrid dhe Chelsea mund të bëhen dy ekipet që bëjnë një ndër lëvizjet më të rëndësishme në sezonin e ardhshëm. Tashmë dihet se interesi I anglezëve është Eduardo Camavinga. Kampi I bardhë është shprehur I gatshëm se do të jenë të interesuar për afrimin e Enzo Fernandez. Janë pikërisht këto dëshira të tyre të cilat cojnë më tej dëshirën e tyre për të bërë të mundur përforcimin e mesfushave respektive.

Camavinga I cili është bashkuar me ekipin e Los Blancos në 2021 ka mundur të zerë një pozitë mjaft të rëndësishme në ekip. Kojtari 23 vjecar është konsideruar si një asset në mesfushën e ekipit duke sjellë një rezultat mjaft të mirë me angazhimin e tij. Me 180 dalje ka mundur të shërbejë me katër gola dhe 10 asiste.

Real Madrid sheh mundësinë e transferimit të dy yjeve të Chelseas
Real Madrid sheh mundësinë e transferimit të dy yjeve të Chelseas

Por, mbritja e Alonso në skuadër e ka bërë që të rimendojë dhe një herë vendosjen e tij në ekip. I ndjekur po ashtu dhe nga një dëmtim I tij ka nxitur më shumë zërat për largimin e tij. Ndaj dhe janë klube të ndryshme që janë vendosur përballë këtij largimi duke vendosur për afrimin e tij. Chelsea është një prej tyre I cili ka shprehur menjëherë dëshirën për të afruar lojtarin.

Duke qenë se është dhe Real I interesuar për Fernandez e ka bërë që të hidhen aludime në një shkëmbim të mundshëm. Ka qenë forma e tij e mirë që prej Benficës që e ka shtyrë më tej të mendojë për një afrim të mundshëm të tij.