Real Madrid, ndryshim në pergatitjen mes dy trajnerëve

Tifozët e Real Madrid, shohin ndryshim në pergatitjen mes dy trajnerëve

Xabi Alonso është duke kryer seancat e tij stërvitore me Real Madrid, në vigjilje të kompeticionit. Kupa e Botër për Klube do dhe disa ditë që të nisë, por kjo nuk e ka stepur që spanjolli të nisë me përgatitjen. Një formë e ekipit e cila jo si zakonisht ka disa mungesa në fushën stërvitore. Janë pikërisht grumbullimet e kombëtares që shkaktojnë mungesa.

Por, kjo nuk e ka ndaluar drejtuesin teknik që të bëjë lëvizjen e tij sa I përket përgatitjes. Pritet të jenë disa ndryshime thelbësore në ekip dhe ai është duke e vlerësuar këtë fakt. Është pikërisht një skemë e cila vë në pozicionin e mbrojtjes Real. Los Blancos I cili më herët nuk ka pasur një pozitë të tillë loje. Pikërisht kjo shihet si një pikë e cila e vendos epokën e tij në Madrid.

Tifozët e Real Madrid, shohin ndryshim në pergatitjen mes dy trajnerëve
Tifozët e Real Madrid, shohin ndryshim në pergatitjen mes dy trajnerëve

Mesa duket Carlo Ancelotti ka lënë një gjurmë të madhe duke qenë në krye të ekipit për një kohë të gjatë. Janë pikërisht mbështetësit që venë në fokus ndryshimin midis tyre në fushën e lojës. Është pikërisht në fazën stërvitore ku evidentohet natyra e Alonos në përgatitje. Një vide e shpërndarë në rrjet nga stërvitja tregon një Alonso I cili është shumë më aktiv në fushë.

Zhvillimi I stërvitjes është në një formë ku aktvizimi I tij është I pandalshëm. Kjo është një shenjë e cila është vlerësuar së tepërmi prej mbështetësve. Ata e kanë bërë të ditur se do të jetë një mënyrë e cila mund të sjellë zhvillimin e mardhënies më të mirë në klub.