Real Madrid, në kërkim të dy yjeve nga Arsenal

Real, në kërkim të dy yjeve nga Arsenal

Real Madrid humbi në ndeshjen e tyre përballë Arsenal në cerekfinalen e UEFA Champions League. Një disfatë e cila po e detyron ekipin që të përmirësojë në tej dhe të krijojë kështu mundësi për një ekip ndryshe. Ajo që synojnë në këtë përmirësim është një dyshe pikërisht prej kësaj skuadre. William Saliba dhe Myles Lewis Skelly është dyshja e cila është vendosur në radarin e Real Madrid.

Mediat e ndryshme janë ato të cilat raportojnë se janë të gatshëm që ekipi i bardhë të ofrojë plot 120milion euro për këtë transferim. Perez është i gatshëm që për këtë dyshe që e cilëson unike të paguajë këtë shumë. Saliba konsiderohet si transferta kryesore në këtë kalim. Duke qenë se mbrojtja cilësohet si një hallkë e rëndësishme e cila ka nevojën për përmirësim.

Skelly është gjithashtu një ndër emërat që konsiderohet si një pjesë kryesore në këtë transfertë. 18 vjecari dhe pse në një moshë të re është vlerësuar prej tyre duke pasur kështu një paraqitje të mire.

Real, në kërkim të dy yjeve nga Arsenal
Real, në kërkim të dy yjeve nga Arsenal

Fleksibiliteti në fushën e lojës për 18 vjecarin duke qenë se ka një formë ku luan në mesfushe. Ku nuk është e vetmja formë ku ai gjendet, mbrojtja dhe sulmi e bëjnë atë një formë të kërkuar për të. Ai shihet si një talent premtues dhe një yll i ardhshëm në fushën e lojës. Real konsiderohet si një akademi e madhe ku në të kanë spikatur shumë yje më herët.

Perez në krahun tjetër e konsideron këtë si një lëvizje taktike ku synim është një ekip shumë më i fortë në të ardhmen. Lëvizje strategjike e Real ku kanë mundësi të përgatisin të ardhmen.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.