Real Madrid duket se është mjaft i gatshëm për të bërë një pagesë të majme për të realizuar transferimin e kërkuar. Ekipi i bardhë dhe pse me një mungesë të mjaftueshme financash shihet se është i gatshëm të sjellë 100 milion euro për yllin e ri të Juventus.
Kenan Yildiz i cili është duke regjistruar një formë mjaft të mirë në Serinë A. Është vendosur në lupën e ekipit madrilen për të siguruar më tej këtë shërbim të rëndësishëm. Alonso i cili është dhe tekniku e ka vlerësuat formën e tij duke u shprehur se është një ndër prurjet e rëndësishme që mund të sigurohet.

Spanjolli duket se është mjaft i bindur për të kërkuar këtë shërbim. Edhe pse mund të ishte një prej atyre afrimeve që mund të shkaktonte një seri largimesh në vazhdim. Nënshkrimi i tij dhe në qoftë se do të sillte kështu largime të shumta në ekip do të ishte e pranueshme prej tij.
20 vjecari i cili luan me Juventus duket se ka një vebdosje mjaft të mirë atje. Sulmuesi ka mundur të shënojë dy gola dhe katër asistime në këtë sezon. Në dhjetë ndeshje ka mundur të sjellë kështu formën që shumë teknikë do e dëshironin në ekip.
Juventus në krahun tjetër është duke kërkuar që ai të ketë një vendosje më të gjatë. Rinovimi i kontratës është shndëruar si detyrë që do të kërkojnë ta ndërmarin. Të hapur janë treguar dhe në shtimin e pagës së tij. Gjithësi ende nuk është e sigurt vendosja e tij.



