Real Madrid duket se ka nisur lëvizjet e saj sa I përket David Albës. Ekipi më herët ka filluar të mendojë një transferim për të dhe tashmë ka lëvizjen e radhës ndaj tij. Ata kanë paraqitur një propozim të qartë sa I përket kësaj cka përfshin një ndërprerje të kontratës. Kjo është një formulë e njohur tashmë nga ekipi I cili më herët e ka përdorur dhe ndaj Eden Hazard.
Mendohet se ekipi madrilen do të zgjedhe që të lirojë atë nga ekipi dhe të paguajë për të një pjesë të pagës së tij deri në fund të kontratës. Shumë e cila mendohet se do të jetë deri në pesë milion euro. Një shumë e cila konsiderohet e përballueshme për ekipin madrilen. Kjo lëvizje është pikërisht në momentin kur ata po përpiqen që të sjellin paga më të ulta dhe të jenë në kërkim të një mbrojtësi të rri.

Alaba ka një kontratë të vlefshme deri në 2026, por periudha e tij e vështirë fizike e ka bërë që të mos ketë një vend në fushën e lojës. lendimet në këtë periudhë kanë qenë të shpeshta cka e bëjnë aspak të favorshme për të një qëndrim në fushë. Pavarësisht, se ka një seri zërash që e sjellin të mundur një rikthim të tij. Vend I cili nuk dihet nëse do të jetë I mundur për të. Nëse ai zgjedh që të nënshkruajë kontratën do të ketë mundësi që të kalojë në Premier Ligë. Duke qenë se interesi I Liverpool ka qenë në të për një transferim të mundshëm.