Real Madrid qëndron indiferent ndaj listës së Topit të Artë

Real Madrid qëndron indiferent ndaj listës së Topit të Artë

Real Madrid duket se është i vendosur në mardhënien që do të kenë ata me kompeticionin e Topit të Artë që është duke u zhvilluar. Një shenjë është treguar se fundmi nga klubi i bardhë. Ata në mënyrë indirekte janë distancuar nga ky eveniment dhe pse në listën e përgatitur janë përfshirë shumë lojtarë të saj atje.

Edhe pse shumë yje të ekipit të saj janë vendosur në këtë listë është shprehur një indiferencë nga klubi. Klubi ka ruajtur një qetësi të plotë në lidhje me këto lista dhe duket se nuk ka aspak interes. Është pikërisht vazhdimi i një përcarje e cila ka nisur shumë më herët. Kohë kur në 2024 mes nominimeve të Vinicius JR dhe Rodri ky cmim i rëndësishëm shkoi për lojtarin e Manchester City.

Real Madrid qëndron indiferent ndaj listës së Topit të Artë
Real Madrid qëndron indiferent ndaj listës së Topit të Artë

Tenisonet ishin të pranishme gjatë gjithë ceremonisë së vitit të kaluar. Në planet e tyre pasi u vendosën në djeni se titulli nuk do i takonte lojtarit të tyre ka qenë pikërisht dhe plani i tyre për të mos marrë pjesë. Një ngjarje e cila ka ndodhur vetëm disa orë pas nisjes së ceremonisë.

Vendimi i asaj kohe u nxit dhe mes dyshimeve të ndryshme për shkak të një partneriteti që kishte ndodhur në atë periudhë. Po ashtu projekti për Superligën e Eurpopës e ka nxitur dhe më tej dyshimin e tyre në lidhje me këtë kalim. Asaj kohe dhe shumë media të ndryshme e cilësuan pikërisht këtë lëvizje dhe si një cmim i cili ishte i ndikuar.

Këtë vit Los Blancos kanë zgjedhur indiferencën si një formë reagimi. Yje të saj në listë por kjo nuk ka përbërë një ndryshim për drejtuesit madrilenë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.