Real Madrid merr një refuzim nga La Liga për ndeshjen e nesërme. Ekipi I Real Madrid ka bërë një kërkesë për shtyrje të kësaj sfide duke qenë se ende nuk ka një rikuperim të plotë. Los Blancos duke qenë se janë pjesëmarrës në tre kompeticione të ndryshme kanë një sezon të ngjeshur.
Një sezon që ka përcaktuar gjithashtu dhe një ngarkesë në lojë, nga mesi I javës. Ata u përballën me Arsenal në ndeshjen e përë cerek finale të UEFA champions League ku morrën dhe një humbje.
Por, ashtu pas tre ditësh ekipi do të duhet të gjejë forcën për një tjetër ndeshje. Edhe ekipet e tjera pjesëmarrëse kanë ndeshje në ditën e nesërme si Bayern Munich, Inter, Arsenal, Aston Villa dhe Borussia Dortmund. Ekipet edhe pse me një ndeshje në mesin e javës do të duhet të ndeshen për kampionatin vendas.
PSG, me një kërkesë në Ligën 1 e ka bërë të mundur që të shtyjë përballjen e saj. Ndeshja me Nantes nuk do të zhvillohet duke qenë se ekipi ende nuk është formatuar pas përballjes më Aston Villës.

Nën këtë plan ka ecur dhe Real Madrid ku ka paraqitur një kërkesë në La Liga për të pasur mundësi që të shtyjë ndeshjen me Alaves. Kërkesë e cila nuk është pranuar nga autoriteti I futbollit spanjoll. Cilësimi është se kalendari sportiv vendas do të duhet të përcaktohet njësoj për të gjithë ndeshjet. Një lajm që nuk është pritur në formën më të mirë në një ekip të ngarkuar.
Ndeshja në La Liga përmban gjithashtu rëndësi duke qenë se janë në një pozitë katër pikë larg kryesisë. forma e tyre do të jetë e pranueshme dhe për ndeshjen e mesjavës në kthimin e Arsenal.