Real Madrid vendos në listë tre mbrojtës, ndryshime në ekip

Real Madrid vendos në listë tre mbrojtës, ndryshime në ekip

Real Madrid është vendosur në prioritetin e nënshkrimit të një qendërmbrojtësi në verën e ardhshme. Duket se Alonso i cili e konsideron mjaft të rëndësishëm përforcimin e mbrojtjes ka theksuar se so të duhet të ketë lëvizje në mbrojtje. Qëllimi i tij është të sjellë një ekip i cili ka një repart defensiv mjaft të sigurt. Kjo është dhe politika e drejtimit të tij cka e ka theksuar dhe në herët. Në mbrojtjen e tyre është vendosur Antonio Rudiger dhe David Alaba.

Janë dy lojtarë që kanë kaluar një periudhë aspak të lehtë. Kjo për shkak të numërit të lartë të lëndimeve që ka regjistruar secili prej tyre. Kjo e ka bërë mjaft të vështirë të ardhmen e tyre në klub dhe se si do të paraqitet ekipi. Ndaj dhe për të pasur më shumë siguri në këtë hallkë ata kanë ndërmarrë një hap për afrime të rëndësishme.

Real Madrid vendos në listë tre mbrojtës, ndryshime në ekip
Real Madrid vendos në listë tre mbrojtës, ndryshime në ekip

Mediat janë ato të cilat kanë theksuar dhe listën e lojtarëve që mendohet se do të jenë të favorshme për këtë afrim. Ibrahima Konate, Dayot Upamecano dhe Marc Guehi është një treshe e cila është vendosur në listën e tyre të dëshirave. Upamecano konsidrohet si një prej tyre i cili në Bayern nuk e ka aspak të sigurt të ardhmen e tij. Me një mungesë kontrate rriten shanset e Los Blancos për të veshur me fanellë të bardhë mbrojtësin.

Real është vendosur po ashtu dhe në ndjekje të Konate që është një prej lojtarëve qe e kanë konsideruar të duhurin. Guehi është emëri tjetër i cili nuk duket se do të jetë lehtësisht i arritshëm për shkak të vendosjes së shumë ekipeve pas tij.