Real Madrid është duke vazhduar suksesin e saj, një shkëlqim I cili nuk është vendosur thjeshtë në fushën e lojës. Por, gjithashtu dhe në aspektin financiar ata janë duke bërë një hap të rëndësishëm. Klubi madrilen së fundmi është cilësuar si I pari klub që arin të kapë një shifër prej 6 miliard eurosh. Më saktë ata këtë sezon kanë mndur të arkëtojnë 2% më shumë se në sezonin e shkuar. Duke regjistruar një total prej 6.278 miliardë euro.
Në këtë renditje të vendosur pas Real Madrid qëndrojnë Manchester City dhe Manchester United. Klubet angleze kanë respektivisht 5.104 miliard euro dhe 5.051 miliard euro. Barcelona në krahun tjetër dhe pse ka bërë hapa vërtet pozitivë duke bërë një përparim prej dy pozicionesh, renditet e katërta. Shuma e tyre është vlerësuar me 4.459 miliard euro.

Me një rritje të tillë duke shënuar dhe një rkord në shumën e arritur padyshim që ndikim pa patur ndërtimi I stadiumit Bernabeu. Santiago Bernabeu I cili ka dyfishuar të ardhurat duke arritur kështu në një shumë prej 251 milion euro. Kështu ata shndërohen në klubin e parë I cili arrin të gjenerojë mbi 1 miliard eruo në të ardhurat operative.
Ka qenë pikërisht një periudhë 10 vjecare ku real Madrid ka mundur të rrisë vlerën e saj. Bëhët fjalë për një rritje rreth 3 miliard euro. Me këtë rankim të rri ekipi madrilen ka mundur që të lejë pas dhe skuadra të NFL së dhe NBA-së. Sukses I cili padyshim e vendos ekipin të rankuar në klubin që ka mundur të gjenerojë më shumë në histori.