Rodrygo Goes, sulmuesi Brazilian i Real Madrid është duke kaluar një periudhë jo fort të mirë. Me një gjendje jo brenda formës optinale ai është shndëruar në pikë ku ekipi mbretëror është duke e shqyrtuar largimin. Media të ndryshme spanjolle janë duke konfirmuar një lëvizje të tillë. Klubi mbretëor është duke ndjekur me interes të gjitha ofertat e ndryshme që mund të vijnë për sulmuesin.
Lojtari dhe pse i vendosur më herët me një status si i pazevdnësueshëm, një titull i cili u thye gjatë verës së shkuar. Edhe pse i lëkundur në sezonin e shkuar kishte me dhjetra oferta të ndryshme të cilat nuk u konkretizuan pas dëshirës së tij për të qëndruar më tej në klub.

Braziliani i cili besonte se në fillim të këtij sezoni do të mund të siguronte një pozitë të rëndësishme. Mirëpo nën një konkurencë mjaft të madhe në skuadër dhe me një formë të paqëndrueshme ai nuk ka mbushur mendjen e Alonso. Rodrygo ka mundur të regjistrojë 30 ndeshje pa shënuar një gol. Rekord i cili nuk e bën aspak të favorshëm qëndrimin e tij në klub.
Mesa duket epoka e tij në Real është drejt fundit dhe klubi është duke pritur me mjaft interes ofertat e ndryshme që mund të vijnë për të. Disa janë klubet që janë vendosur për të sigurar shërbimin e tij. Së fundmi është dhe klubi turk i Galatasaray që është vendosur për të pasur si një përforcin të rëndësishëm në ekipin e tyre.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.