Reali triumfon në derbin, rrit shanset e kualifikimit

Reali mundi që të mposhtë në shtëpi Atletikon dhe të jetë ajo fituesja e derbit për këtë përballje, një fitore me një transfertë të vogël mes tyre do e bëjë shumë më interesante përballjen në ndeshjen në transfertë ku nuk do të jetë më streha e Santiago Bernabeut, por në Metropolitano do të guxojnë dhe njëherë për të shkuar në një fazë tjetër të UEFA Champions League. Deri më tani shanset nuk janë shuar as për Atletikon I cili guxoi në lojën e tij dhe ishte po aq kërkues sa vendasit.

Një sfidë e cila nisi shumë shpejt me një gol që në minutën e katërt nga Rodrygo, dhe një Real I cili vuri në provë portën shpesh gjatë këtyre minutave. Me një gol nga kundërshtarët në minutën e 32, ku ishte Alvarez ai që coi shifrat në barazim I dha kohë të dy ekipeve që të shkonin në dhomat e zhveshjes përsëri me të njëjtën mundësi për këtë përballje.

Nisja e pjesës së dytë ishte më dominuese prej Realit I cili me ngulm ishte në kërkim të golit ku arriti të godiste portën disa herë por me një shans shumë më të vogël drejt golit. Një rikthim në fushën e lojës do të jepte më shumë shpresë për Atletikon e cila dhe pse në fushë të huaj kërkoi vazhdimisht për të risjellë dhe njëherë në fokusin e saj golin. Shifart shkuan në favorin e Real në minutën e 55, një gol I Diaz I cili zhbllokoi shifrat dhe krijoj një mundësi që Real të ishte më I sigurt. Mbyllja e ndeshjes shkoi me një rezultat 2-1, një fitore me një diferencë të vogël do e vejë në provë Realin në përballjen në transfertë.