Reali vjen me ndryshime të rëndësishme sezonin e ardhshëm

Reali vjen me ndryshime të rëndësishme sezonin e ardhshëm

Los Blancos janë duke bërë përgatitjet e tyre për sezonin e ardhshëm. Këtë sezon ata janë duke shpresuar për titull vetëm në La Liga. Skualifikimi I tyre në Champions ishte një goditje e madhe për ekipin. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni arritën të krijonin kështu një mundësi jo të favorshme përballë Arsenalit.

Njëherësh dhe sfida e tyre përballë Barcelonës në Kupën e Mbretit nuk ishte ajo që pritej. Finale e cila I la ata pa një mundësi triumfi me një humbje në këtë sfidë. Por, ekipi është duke bërë të gjitha përgatitjet në fazën kalimtare. Ata e shohin Kupën e Botës për Klube si mundësi në këtë sezon ku synojnë që të arrijnë shumë më shumë si synim të tyre.

Rodrygo Goes, mendohet se nuk do të jetë më pjesë e ekipit, për të kanë ardhur shumë oferta të ndryshme prej Premier Ligës. Kjo I jep mundësi ekipit që të bëjë një shitje të një ndër lojtarëve më të mirë që ka në bankinën e saj. Mnchester City dhe Manchester United kanë ardhur me një seri ofertash serioze për këtë transferim të mundshëm.

Reali vjen me ndryshime të rëndësishme sezonin e ardhshëm
Reali vjen me ndryshime të rëndësishme sezonin e ardhshëm

Braziliani më herët ka kërkuar një rritje të pagës, një fajt që drejtuesit e shohin si një mundësi që ai të kërkojë transferimin. Real mendohet se këtë transferim do të kërkojë një shumë prej 80 milion euro. Ekipet angleze mendohet se do e kenë të mundur këtë pagesë, duke qenë se e kanë të qartë interesin. Forma e Goes në këtë sezon ka qenë mbreslënëse duke I dhënë mundësi që të ketë një transferim në kampionatin anglez.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.