Gjilan ka vazhduar të bëjë një tjetër përforcim të rëndësishëm. Ekipi është duke shfrytëzuar këtë sezon kalimesh për të sjellë një ekip i cili është shumë më i qëndrueshëm dhe më një projekt më të madh pas tij. Tashmë, ekipi ka njoftuar se sulmi i tyre do të ketë një tjetër prurje të re. Redi Kasa është zgjedhja e drejtuesve të Gjilanit për të shndëruar sulmin e tyre.
Kalimi i tij është realizuar përmes Egantias, klubi shqiptar i cili në këtë sezon është shpallur kampion. Është pikërisht një lëvizje e rëndësishme në të cilën e ka konsideruar si formë më të mirë në sulmin e tyre.

Gjilan është duke dëshmuar dhe njëherë se qëllimi i tyre në këtë sezon është një ekip pretendent. Tashmë, objektivi i tyre është ndryshe dhe janë duke e realizuar në formën më të mirë forcimin e skuadrës. Sulmi që në sezonin e shkuar është gaditur shpesh tashmë do të ketë një prej përforcimeve më të rëndësishme.
23 vjecari është konsideruar si opsion që do të shërbejë më së miri në sulm. Karakteri i tij i lojës dhe forma e treguar në sezonin e shkuar, në ekipin kampion është dëshmuese e asaj që kërkon Gjilani. Ata janë në kërkim të titullit në këtë sezon dhe kjo pritet të realizohet më së miri. Tashmë, ndryshe ekipi nuk do të ketë pengesa dhe një hyrje që sjell frymën e munguar në skuadër. Afrimin e Kasës në ekip e ka lajmëruar vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.