Rëfehet Rrahmani, Seria A dhe të gjitha sukseset e sezonit

Rëfehet Rrahmani, Seria A dhe të gjitha sukseset e sezonit

Amir Rrahmani , kapiteni I Kosovës është shndëruar në një ndër figurat më të spikatura në Napoli. Në një garë të ngushtë deri në ndeshjen e fundit ekipi I tij arriti  që të shpallej kampion. Një sukses I Napolit pas një sezoni të gjatë që dominanca e tyre u vërë që prej fillimit. Rrahmani ka pasur një rol ndikues në këto ndeshje që prej fillimit të këtij sezoni. Forma e tij ka qenë mjaft e mirë duke pasur ndikimin gjithashtu për të sjellë një rankim të tillë.

Mbrojtësi I kombëtares I cili është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë ekipi kombëtar, është shprehur në një intervistë. Në fillim ai është ndalur në suksesin e këtij sezoni. Duke e cilësuar si një ndër sezonet më emocionues dhe fantastikë të realizuar deri më tani. Conte ishte pikërisht një ndër ndikimet më pozitive të këtij sezoni. Ishte pikërisht drejtuesi teknik I cili solli një frymë të re në ekip.

Rëfehet Rrahmani, Seria A dhe të gjitha sukseset e sezonit
Rëfehet Rrahmani, Seria A dhe të gjitha sukseset e sezonit

Sipas klasifikimeve të fundit Rrahmani u shpall dhe një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Duke kryesuar kështu Serinë A. kjo është pikërisht një tjetër arritje e cila e bën lojtarin të jetë nën vorbullën e një suksesi në këtë sezon. Rekordi I vendosur në ekipin e Napolit e shndëron atë lojtarin e dytë shqiptar që ka arritur të fitojë titullin e Serisë A dy herë resht. Me një seri suksesh në këtë sezon padyshim që ndikimi I tij do të jetë I pranishëm dhe në ndeshjet që do të zhvillojë kombëtarja e kosovës.