Manaj rikthehet në klubin e tij pa grumbullimit kombëtar. Një sfidë me Shqipërinë ku shkëlqeu dhe mundi që të sigurojë kështu tre pikë. Ishte urria e Manaj ajo që e bëri të mundur këtë kapërcim të shqipërisë. Ai realizoj dy gola, duke u shpallur dhe lojtari më I mirë I sfidës. Tashmë, ai rikthehet në ekipin ku bën pjesë Sivasspor.
Rikthimi I Manaj në ekipin e tij ka qenë fantastik, e njëjta histori suksesi. Ai bën të mundur përsëri realizimin e dy golave në pjesën e parë. Në një sfidë në Superligën e Turqisë kundër Adana Demirspor ai arrin të shënojë. Sfida ishte e vlefshme për javën e 29 të kampionatit turk, e cila përfundoi me rezultatin 2-1.
Lojtari kryesor në atë sfidë padyshim që ishte sulmuesi I kombëtares Shqipëtare. Një formë e shkëlqyer e tij dhe pas grumbullimit tregon për potencialin e bomberit. Me dy gola të shënuar ai kalon në avantazh ekipin e tij duke dhënë kështu një fitore të vlefshme. Ekipi nuk është në një sezon të mirë, por kjo fitore shërben. Ata do të kenë mundësinë që të nodhen larg zonës së rrezikut. Një mundësi reflektimi dhe dalje në fushën e lojës për qëllime të reja.

Manaj është një ndër elementët më të rëndësishëm në këtë ekip. Kjo fitore e dhuruar prej dy gjuajtjeve të tij, Manaj ka një kontratë të vlefshme deri në sezonin 2026. Ai është bashkuar përpara dy sezonesh dhe ka pasur një eksperiencë tepër të mirë në Turqi. Vinte më herët nga disa eksperienca të tjera tepër të rëndësishme në disa klube të mëdha.