Renditja e La Ligës dhe kualifikimet e mundshme

Renditja e La Ligës dhe kualifikimet e mundshme

La Liga është duke e mbyllur sezonin e saj, me dy ndeshje të mbetura duket se ka një formë më të qartë të kualifikimeve. Kryesia është duke u mbajtur nga Barcelona e cila është në kuadrin e 82 pikëve. Ekipi ka një hendek prej shtatë pikësh me Real Madrid të vendit të dytë. Ishte pikërisht ajo humbje në El Clasico e cila ndërlikoi më tej pozitën e tyre në kampionat.

Duke kryesuar Barca ka mundësinë që të fitojë të dy ndeshjet e saj ose dhe të arrijë dy barazime. Ndërsa lutja e saj në këtë fazë të sezonit shkon pikërisht për Real, I cili nëse humbet ndeshjen e radhës autmatikisht humbet shanset për një titull. Duket se tre vendet e para e kanë përcaktuar destinimin e tyre për në champions. Barcelona, Real Madrid të ndjekur nga Atletico Madrid janë duke pasur tre vendet e para në këtë sezon.

Renditja e La Ligës dhe kualifikimet e mundshme
Renditja e La Ligës dhe kualifikimet e mundshme

Me dy vendet e tjera për përfaqësim në Champions që ndodhet Villa real dhe Athelito Blilbao. Ekipet tashmë janë të sigurt në këtë pozicinim dhe ruajën pozitën e tyre. Ajo që është e qartë është midis vendeve të shtata dhe teta që nuk janë ende të sigurta për përfaqësimin e tyre në Europa League.  Bëhët fjalë për Betis në kuotën e 58 pikëve, I ndjekur nga Celta Vigo me 52 pikë. Në këtë luftë të hapur është dhe Rayo Vallecani I cili deri tani ka siguruar Konferencë Ligë.

Janë pikërisht këto tre vende që do të jenë në luftën e tyre të mbijetesës në këtë kualifikim apo mund të ketë supriza nga ndeshjet që do të zhvillohen.