Revolucioni që Juventus është duke sjellë, Platini President

Revolucioni që Juventus është duke sjellë, Platini President

Juventus është duke krijuar një tjetër faqe të rëndësishme për historinë e klubit. Torino, është kthyer në një arenë përgatitjesh për disa ndryshime rënjësore që janë duke u parashikuar atje. John Elkann I cili prezanton dhe shumicën drejtuese të Juventus, ka bërë thirrje për një ndryshim rrënjësor që është duke e pritur ekipin. Ka qenë një periudhë plot ulje ngritje për “zonjën e vjetër”. Ndaj shihet dhe si koha e duhur për një epokë të re për ta.

Si hap të parë në këtë ndryshim ata kanë ndërmarrë shkarkimin e Cristiano Giuntolit. Vendin e tij pritet ta zerë Damien Comolli. Këshilli administrative pritet të ketë disa ndryshime tepër të rëndësishme. Numri I antarëve nuk do të jetë më pesë por do të ketë një zgjerim në 11 të tillë. Ish kapiteni legjendar I Juventus do të bashkohet përsëri, Giorgio Chiellini, I cili do të ketë rol të rëndësishëm institucional.

Revolucioni që Juventus është duke sjellë, Platini President
Revolucioni që Juventus është duke sjellë, Platini President

Ajo e cila konsiderohet se do të jetë lëvizja më e madhe në klub mendohet se do të jetë presidenca. Elkann ka menduar se ekipi tashmë do të ketë një rol mjaft të rëndësishëm ndërkombëtar. Ndaj dhe në kërkesën e tij për këtë rol është menduar që të ketë emra të rëndësishëm në botën e futbollit. Alessandro Del Piero dhe Michel Platini janë pikërisht dy alternativat të cilat po shihen si opsione të mundshme në vendosjen në këtë post. Ekipi synon që të krijojë një qëndrueshmëri, pasi që grupi drejtues ka investuar rreth 700 milion euro për ndërtimin e skuadrës në 14 vite.