Ribashkimi I Neymar, transferim drejt Inter Miami

Ribashkimi I shumëpritur I Neymar, transferim drejt Inter Miami

Neymar pas prishjes së kontratës së tij me Al Hilal u rikthye në klubin e tij të fëmijërisë Santos. Fillimisht qëndrimi I tij në janar të këtij viti u rregullua me një kontratë gjashtëmujore. Prej qershorit shte klubi brazilian I cili kërkoi zgjatjen e kontratës më tej të lojtarit. Opsioni I mundshëm ishte një vazhdim I tij deri në 2026.

Por, mesa duket ky rikthim nuk ka qeënë aspak I favorshëm për të duke qenë se është përballur me një seri dëmtimesh. Kontrata e tij e cila do të përfundojë në vitin e ardhshëm e vendos lojtarin përballë një vendimi shumë më të vështirë. Por, së fundmi në shumë media është hedhur ideja se një bashkim mund të ndodhë në këtë sezon.

Ribashkimi I shumëpritur I Neymar, transferim drejt Inter Miami
Ribashkimi I shumëpritur I Neymar, transferim drejt Inter Miami

Është diskutuar mundësia se Neymar mund të ketë një transferim të mundshëm të tij drejt Inter Miami. Do të jetë e mundur në vazhdim një ribashkim I tij me Lionel Messi dhe Luis Suarez. Cka pritet të krijojë kështu një trio legjendare ‘’MSN’’. Ishte pikërisht një treshe e cila në Barcelona mundi të shkëlqejë duke krijuar një epokë të artë atje.

Neymar duket se zgjedhjen e tij do e bëjë I bazuar në kërkesën që ai do të ketë për Kupën e Botës 2026. Pikërisht kompeticioni pritet që të jetë ndikues për lojtarin që kërkon të jetë në formë. Megjithëse është dhe vetë klubi brazilian që është I interesuar për një zgjarje të kontratës.

Neymar dhe më herët është përfolur për një zhvendosje të mundshme të tij në MSL. Lojtari ka mundur të shënojë formë të lëkundshme cka dhe e ardhmja e tij nuk ka një qartësi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.