Rikthimi I Barcelonës në pjesën e dytë, I pamjaftueshëm

Rikthimi I Barcelonës në pjesën e dytë, I pamjaftueshëm

Duke qenë se në pjesën e parë nuk patën reagimin e duhur, ata në dhomat e zhveshjes kthehen me një mision. Barcelona dukshëm në pjesën e dytë ishte shumë më kërkuese, ekipi vazhdoi të zhvillojë aksione të ndryshme deri sa e bëri të mundur një arritje të tillë. Goli I parë erdhi në minutën e 54 me anë të Eric Garcian, I cili arriti të realizonte më së miri me një goditje brenda zonës. Ishte pikërisht një harkim I saktë I Gerard Martin I cili e bëri të mundur këtë realizim.

Sommer në portë shërbeu si një pengesë për Barcelonën pas një gjuajtje të saktë atje. Inter kishte mundësi përsëri që ta conte sfidën në avantazh. Por, një aksion I cili nuk u realizua si duhet prej tyre. Martin I saktë përsëri arrin të gjejë Dani Olmo për të bërë të mundur realizimin e golit të dytë. Me vetëm tre minuta diferencë ekipi arrin të barazojë shifart dhe ishte minuta e 57. Kthimi I shpresës për katalanasit ishte atje por pa mundësi për të vazhduar.

Rikthimi I Barcelonës në pjesën e dytë, I pamjaftueshëm
Rikthimi I Barcelonës në pjesën e dytë, I pamjaftueshëm

Mkhitaryan, bën një ndërhyrje brenda zonës ndaj Yamal, e cila u akordua si një penallti për Barcelonën. Kështu minuta e 67 nuk ishte me shumë fat duke qenë se VAR e anuloi penalltinë. Ekipi katalanas shkoi në aksionin e tij për herë të disatë duke kërkuar të shënojë. Por në minutën e 88 Raphinha arrin të gjejë portën duke e cuar në epërsi ekipin e tyre. Inter arrin të barazojë në minutën e 92, dhe në kohën shtesë të akorduar të marrë fitoren. Fitore e cila e vendos në finale me një kundërshtar që pritet ta mësojë sot.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.