Ndalimi I lojërave të fatit kryesisht I basteve sportive erdhi në mënyrë krejt të papritur në shqipëri. Një vendim I Këshillit të Ministrave që e ndaloi aktivitetin e basteve sportive solli menjëherë si efekt të saj një mbyllje masive të të gjitha pikave që ofrojnë këtë shërbim dhe një pezullim të kompanive që ofronin shërbimin.
Kryesisht një vëndim I tillë kërkon një fazë shumë më të gjatë vendimarrje dhe kërkohet që të dëgjohen dhe të vlerësohen dhe grupet e interesit që në këtë rast u shmangën në mënyrë immediate duke e bërë që secili prej operuesve që ofronte shërbimin të ishte I papërgatitur. Vendimarrje të tilla me një kosto tepër ta madhe për buxhetin e shtetit por njëkohësisht dhe për operatorët e këtij shërbimi nuk mund të preken nga vendime të ndërmara në mënyrë sentimentale. Fushta e asaj kohe kishte në fokus ‘’familjen’’ një goditje edhur propagande e cila morri një mbështetje tepër të madhe nga masa dhe shihej si një shpëtim. Kryeministri I tanishëm e shiste të gjithë këtë vendimarrje në kuadrin e burrave që nuk dinë të menaxhojnë dhe të kishte në fokus mbrojtjen e familjes nga keq menaxhimi që arrinin deri në varësi të lojës.
Por, mënyra më e duhur në vendimarrje është parandalimi, nuk mund të parandalosh kur bën një cilësim të kundraligjshëm, zgjedhja është e lirë e cilido që kërkon të argëtohet në lojërat e fatit ose baste sportive. Janë autoritete e shtetit që bëjnë një mbikqyrje dhe krijojnë mekanizmat e duhur që bëjnë luftmin e këtyre fenomeneve dhe venë në dukje fenomenin e varësisë që mund të prekë shumë prej lojtarëve, si mund të shmanget dhe si trajtohet. Me një vendim kaq absurd shteti tregon se nuk ka plotika të qarta në lidhje me parandalimin dhe në lidhje me trajtimin e të varurëve prej lojërave të fatit.
Një pyetje që mund të ngrihet me të drejtë është, po sot a është shmangur ky fenomen që në atë kohë është trumpetuar me të madhe, përgjigja është fare e thjeshtë, jo. Sot, ka një lulëzim të të gjithë shërbimeve në mënyrë të paligjshme të lojërave të fatit kryesisht basteve sportive dhe kjo e bën shtetin më të pafuqishëm për të ndërhyrë në mbarvajtjen e tij. Pra Autoriteti I lojërave dhe I Mbikqyrjes nuk ka autoritet të ndërhyjë në momentin kur shërbimi është I paligjshëm. Mbrojtja këtu e lojtarëve është zero, vendimi I pa mendua I qeverisë në atë kohë ende nuk ka krijuar një zgjidhje apo një situatë më të qetë për ata persona që kishin varësinë më parë. Situata kërkon zgjidhje dhe zgjidhja do të kërkojë kohë për analzim nga shërmibet e duhura, jo një vendim emocional I kryesisë e cila sjell vetëm një popagandë boshe.