Derbi i Italisë pritet të zbresë në fushë fill pas mbarimit të pushimit ndërkombëtar. Juventus dhe Inter do të vendosen përballë në daljen e tyre të parë të këtij sezoni. Është pikërisht një atmosferë elektrizuese e cila pritet me mjaft interes nga të gjithë mbështetësit. Tudor është duke pritur me mjaft interes dhe rikthimin e lojtarëve që janë larguar drejt kombëtareve për të sjellë një përgatitje në ekip.
Prurjet e reja pritet të jenë ato që do të sjellin interes në ekip. Do të jenë dhe emrat e tjerë që bashkohet për të sjellë një tablo më të qartë të klubit që ai do të ketë në dispozicion. Locatelli, Gatti dhe Cambiaso pritet të kthehen në rikthimin e kësaj jave.

Do të jetë dita e mërkurë e cila do të bëjë dhe një rikthim të plotë në ekip. Thuram, Vlahovic, Kostic dhe David do të jenë të pranishëm për të sjellë një plotësim të të gjithë grupit. Një lëvizje interesante pritet të jetë dhe angazhimi i Edon Zhegrovës.
Zhegrova është një prurje e re në Juventus e cila elektrizoi këtë sezon kalimesh. Lojtari qëndroi i grumbulluar në Torino duke mos u bashkuar me ekipin e tij kombëtar. Zgjedhje që është ndikuar padyshim për shkak të mungesës së gjatë të tij për shkak të një dëmtimi. Duke qenë pjesë e stërvitjes, shihet si një hap i mundir që ai të jetë pjesë e vazhdueshme e skuadrës. Tudor mund të zgjedhë që ta ketë pjesë të ekipit në këtë ndeshje. Me një formë optimale pas rikthimit të tij mendohet se angazhimi i tij do të jetë i pashmangshëm në vazhdim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.