Rikthimi i Messit në Inter Miami u shoqërua me gola të shënuar, një formë e cika kishte munguar për ekipin me njënrikthim të Lionel Messit. Por, përballja e fundit solli njëherësh dhe një pengesë për të një dëmtim i mundshëm që mund ta lejë jashtë fushës. Grumbillimi i tij ishte parashikuar për ndeshjet që do të luajë kombëtarja e Argjentinës në ktë fazë, të cilat janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Nga klubi amerikan nuk ka një deklaratë në lidhje me dëmtimin dhe a do të jetë i mundur angazhimi i Messit në këto eleminatore. Forma e tij në këtë sezon ka qenë tepër e mirë, ai ka debutuar në disa ndeshje por me një seri mungesash në to. Mungesa në këto ndeshje të cilat nuk kanë ardhur si pasojë e formës së tij por për shkak se drejtuesit kanë zgjedhur një angazhim të ulët për arsye rruajtje të formës së tij. Mungesa e Messit ka sjellë tepër hatërmbetje nga ana e tifozërisë të cilët në një realitet tjetër sportiv presin që të shohin yllin argjentinas në fushën e lojës.
Tashmë ekipi kombëtar nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me angazhimin dhe formën e tij. Pjesë e formacionit ai është padiskutim duke qenë se është një ndër elementët më të mirë të Argjentinës dhe vlerësohet më tej për formën e tij duke dëshmuar në përballje serinë e sukseseve. Argjentina do të luajë për eleminatoret e Kupës së Botës 2026, nga ku Messi shihet si një ndër kontribuesit kryesorë të ekipit kombëtar me një eksperiencë në disa kompeticione. Argjentina do të ndeshet në këto dy përballje me Uruguain dhe Brazilin.