Antonio Rudiger, mbrojtësi I real Madrid është rikthyer në fushën e blertë pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushe që prej gushtit. Deri më tani në këtë sezon ai ka qenë pjesë e vetëm një ndeshje të zhvilluar. Rudiger dhe pse ka kaluar një periudhë mjaft të gjatë jashtë fushe është shprehur se është I gatshëm për një rikthim.
Edhe pse një kohë e gjatë jashtë fushe, mbrojtësi ende mund të sjellë një shërbim mjaft të nevojshëm në ekip. Kontributi I tij ndër vite ka treguar një lojtar të gatshëm për të bërë ndryshimin në fushën e lojës. Pauza duket se ka shërbyer si një periudhë reflektimi për Rudiger. Gjermani ka theksuar dhe pse mosha është jo në favorin e tij ai nuk do të ndalet për të pasur përgatitjen e duhur.

Rikthimi I tij do të jetë në Real duke vazhduar më tej në kontribut, por për mbretërorët ai ka pasur një vend mjaft të rëndësishëm në skuadër. Shërbimi i të cilit mund të shihet dhe si I përfunduar, pavarësisht se nga klubi nuk ka një lajmërim të tillë. Kjo nuk e vendos aspak në presion Rudiger duke qenë se shërbimi I tij është vlerësuar dhe më tej. Chelsea e cila ka qenë dhe skuadra e tij e mëhershme shihet se mund të shërbejë më tej për qëndrimin e lojtarit. Zërat për 32 vjecarin kanë qenë mjaft të shumta për të pasur angazhimin e tij më tej.



