Rikthimi në klube, spikat Manaj dhe Daku arrijnë të shënojnë

Rikthimi në klube, spikat Manaj dhe Daku arrijnë të shënojnë

Lojtarët e Kombëtares janë rikthyer në klubet e tyre pas grumbullimit të shtatorit. Ndeshja e shtatorit përballë Letonisë solli në fokus një formë mjaft të mirë të lojtarëve. Në rikthimin e tyre është vënë re dhe një angazhim në klube me një formë të mirë. Forma e tyre dhe mundësia për të shënuar duke sjellë kështu gola vendimtarë për ekipet e tyre.

Rey Manaj dhe Mirlind Daku ishin dy prej tyre të cilët arritën të shënonin nga pika e bardhë. Manaj I cili shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit solli një pikë mjaft të rëndësishme për ekipin e tij. Al Sharjah I cili ishte duke luftuar në ndeshjen e tyre kundër Khorfakkan, siguruan një barazim 2-2. Ndikues ishte pikërisht goli I minutave të fundit nga Manaj.

Rikthimi në klube, spikat Manaj dhe Daku arrijnë të shënojnë
Rikthimi në klube, spikat Manaj dhe Daku arrijnë të shënojnë

Daku edhe një herë ishte dëshmues I një forme mjaft të mirë dhe arriti të përcjellë në vazhdim aftësinë e tij në sulm. Lojtari I cili është shndëruar në një pikë referimi në Rubin Kazani arriti të shënojë duke sjellë fitoren për ekipin e tij. Në këtë mënyrë ai arrin të ketë shtatë gola deri në këtë fazë të sezonit.

Julian Shehu në krahun tjetër edhe pse nuk mundi të shënojë për ekipin e tij në poloni, solli një asist shumë të mirë. E cila shërbeu për të rëmbyer një tre pikësh për ekipin e tij. Anis Mehmeti I cili aktivizohet në Bristol City, arriti të shënojë dhe të sjellë një fitore të rëndësishme për ekipin e tij. Kjo tregon për lojtarët dhe kontributin e tyre në ekip.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.