E diktuar që prej fillimit të kësaj merkato vere dihej se Milan do të kishte një lëvizje të madhe në ekip. Pikërisht lëvizje e cila sjell më tej një ekip tërësisht të ri sa I përket sezonit të rri që pritet të fillojë. Dyshja e cila ishte në krye të këtyre transferimeve u kujdes më së tepërmi që të sillte ndryhsimin e duhur. Allegri dhe Igli Tare kanë bërë të mundur disa marveshje të konsideruara tepër të rëndësishme.
Tashmë, Milan ka vetëm nëntë lojtarë që I përkasin sezonit të shkuar. Mike Maignan, Lorenzo Torriani, Fikayo Tomori, Ruben Loftus-Cheek, Matteo Gabbia, Strahinja Pavlovic, Christian Pulisic, Rafael Leao dhe Youssouf Fofana të vetëmit që arritën të qëndronin në skudar. Një lëvizje e furishme e cila vjen menjëherë pas një sezoni aspak të denjë për ekipin e Milan.

Ekipi nuk arriti të sigurojë një vend në kompeticionet europiane por ata arritën të fitonin superkupën. Tashmë, me një ndryshim rënjësor në ekip qëllimi I tyre është të kenë një prezantim sa më të mirë në këtë sezon. Tare I cili u bashkua gjithashtu në këtë verë pritet të testohet për zgjedhjet e tij të këtij sezoni kalimesh. Nisja e këtij sezoni nuk ishte e duhura duke qenë se ata u përballën me një fitore dhe një humbje. Por, në një sezon I cili pritet të jetë I gjatë ata do të kërkojnë një rezultat më të mirë. Ndryshimet janë shpresa që Milan është duke kërkuar për të ndryshuar fatin e këtij sezoni.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.