Rivali I Shkëndijes në Europa League, Razgradi

Rivali I Shkëndijes në Europa League

Kampionët e Maqedonisë së Verit e kanë ndërprrë ëndrën e tyre në Champion League pas humbjes me Qarabagu. Skuadra e Azerbajxhanit e ndali hovin e tyre pas serisë së tre ndeshjeve që ata kishin mundur të korrnin një rezultat pozitiv. Pikërisht, dalja e tyre e fundit shënoi dhe një humbje të thellë e cila konsistoi dhe në daljen e tyre jashtë kompeticionit. Më tej, ishte ekipi I cili edhe pse me humbjen e fundit ata arritën të shkruajnë një hap të rëndësishëm në historinë e tyre sa I përket eleminatoreve të Champions League.

Skuadra e cila në këtë sezon dëshmoi më së miri se meritonet titullin kampion në Maqedoninë e Veriut e vazhdoi suksesin e saj dhe në elitën e europës. Tashmë, dalja e tyre në një kompeticion europian nuk është se ka përfunduar. Duke qenë se ekipi do të jetë përballë mundësisë për një dalje në Europa League.

Ata do të zhvillojnë ndeshjen e tyre play off për të pasur shpresa ende për një kualifikim të mundshëm në një tjetër kompeticion të rëndësishëm. Përballë tyre në këtë kompeticion do të jetë Razgradi të cilët janë dhe kampionë të Bullgarisë. Skuadra e cila u mposht nga Ferencvaroshi me kthimin e tyre në hungari I cili ishte tepër ndëshkues me një rezultat 3-0. Dhe pse pas barazimit të tyre në shtëpi u duk se mund të kishte një dritë jeshile për ekipin.

Rivali I Shkëndijes në Europa League
Rivali I Shkëndijes në Europa League

 

Tashmë ata do të jenë përballë skuadrës Tetovare në datën 21 gusht për të zhvilluar ndeshjen e parë. Më tej është data 28 gisht e cila do të vendosë se cili prej ekipeve do të ndjekë këtë kampionat. Shpresa ka për të dy ekipet duke qenë se është dhe Konferencë Liga në rast humbje.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.