Robert Lewandowski është vendosur në sezonin e tij të fundit në Barcelona. Në qershor të vitit të ardhshëm do të skadojë dhe kontrata e tij me ekipin katalanas. Por, ajo që dihet deri më tani është se klubi katalanas nuk e ka në plan që të sjellë një rinovim të kontratës së tij. Mungesë e cila e bën lojtarin që në fund të këtij sezoni të cilësohet si lojtar I lirë.
Por, forma e tij ka qenë mjaft e mirë dhe ai ka dëshmuar një kontribut të madh në skuadrën spanjolle. Deri më tani është duke qarkulluar lajmi se në rast se nuk do të ketë një kontratë të re është Milan ekipi I cili do të kërkojë shërbimin e lojtarit. Kuqezinjtë e shohin si një objektiv mjaft të nevojshëm për të arritur forcimin e ekipit të tyre më tej.

Kujtojmë se në këtë kalim vere ata mundën të siguronin shërbimin e Luka Modric I cili u la I lirë nga Real Madrid. Ndaj dhe polaku është konsideruar si një prurje e cila me eksperiencën që ai zotëron mund të shërbejë më shumë në ekipin Italian. Gjatë këtij sezoni ata siguruan shërbimin e një sulmuesi si Nkunku por do të kërkojnë më tej që të kërkojnë një stabilitet në sulm.
Kërkesa e tyre vjen për shkak se është konsideruar në formë aspak të mirë dhe Santiago Gimenez, cka I shtyn drejtuesit në një përforcim të nevojshëm për ekipin e tyre. Paga e tij mund të jetë një problem për të duke qenë se si pjesë e Barcelonës ai arrin të sigurojë një pagë prej 12.5 milion euro.



