Rodri, qëllim për ta mbajtur më gjatë në City

Rodri, qëllim për ta mbajtur më gjatë në City

Manchester City është duke u përgatitur për të sjellë një ofertë të re për Rodri. Një kontratë e cila synon që ta mbajë atë pjesë të klubit deri në vitin 2029. 28 vjecari i cili është dhe fitues i Topit të Artë njëherëah dhe golashënuesi në finalen e Champions League 2023.

Një dëmtim serioz e bëri që kontrata e tij të shtyhej dhe diskutimi në lidhje me të të merrte më shumë kohë. Jashtë fushe për një kohë të gjatë, me një rikuperim që kërkoi kohë ai është rikthyer në fushën e lojës. Rodri, tashmë pritet që të ketë një rol mjaft të rëndësishëm në Kupën e Botës për Klube.

Me një kontratë e cila i jep atij më shumë se 120 mijë euro në javë më shumë. Aktualisht ai është duke fituar 234 mijë euro, në kontratën e re premtohen për të 350 mije euro. Kjo kontratë e re pritet ta shndërojë atë lojtarin e dytë më të paguar në ekip. Duke qenë se Haaland është duke mbajtur qëndrimin si më i paguari.

Rodri, qëllim për ta mbajtur më gjatë në City
Rodri, qëllim për ta mbajtur më gjatë në City

Është pikërisht një ofertë e cila e thekson rëndësinë e tij në ekip duke e vendosur në objektin kryesor. City është duke punuar për të sjellë një ekip të denjë për sezonin e ardhshëm. Dhe prania e Rodrit konsiderohet e tillë.

Njëherësh ata kërkojnë që të përforcojnë dhe mesfushën me prurje të reja në ekip. Qëllimi është që në Kupën e Botës për Klube ata të bëjnë një përfaqsim sa më dinjitoz në daljen e tyre. Rodri shihet dhe si një plan i Real Madrid në sezonin e ardhshëm.