Rodrygo Goes jo vetëm nën lupën e Arsenalit

Rodrygo jo vetëm nën lupën e Arsenalit

Sfidat e para në Kupën e Botës për Klube nuk është se kanë rezervuar shumë minuta në dispozicion për Rodrygos. Kjo e bën që ai të rivendosë dhe njëherë synimin e tij për sezonin e ardhshëm. Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, ai kishte shprehur shpesh dëshirën për një largim. Ka qenë largim I cili lidhej pikërisht me kohën që ai kishte në dispozicion. Kjo për shkak se shumë më pak minuta ishin në favor të tij.

Por, tashmë Alonso dhe pse nuk ka ofruar besimin e tij në mënyrë direkte mund të ngjallë shpresë. Rodrygo ka ngjallur një interes nga shumë prej klubeve të ndryshme të Premier Ligës për afrim. Arsenal ishte një prej tyre I cili kishte shprehur hapur pëlqimin për afrimin e tij. Mirëpo, tashmë lufta e tij nuk do të jetë e vetme duke qenë se është synim dhe I Manchester City.

Rodrygo jo vetëm nën lupën e Arsenalit
Rodrygo jo vetëm nën lupën e Arsenalit

Pep Guradiola ka shprehur pëlqimin ndaj lojtarit dhe e konsideron një afrim të rëndësishëm në klub. Synimi I tyre është të ofrojnë një projekt që të marrë miratimin e Rodrygo në këtë sezon kalimesh. Megjithatë, mediat janë të sigurta se interesi më I madh në këtë kalim pritet të jetë I Arsenalit. Në krahun tjetër është Real Madrid I cili do të duhet të marrë vendim.

Klubi Madrilen nuk është se e shtyn një transferim të tillë, me qëllim shitjen. Ata e konsiderojnë se është pikërisht braziliani që do të duhet të zgjedhë nëse ka një largim apo jo. Në të kundërt qëndrimi I tij pritet të jetë I vazhdueshëm në ekip, por ende pa konfrimim në formacionin titullar.