Manchester City është duke u përgatitur për të kryer një lëvizje e cila do të jete teper e kushtueshme për ta. Ekipi i Premier Ligës është i njohur për shumat që ai investon në futbollin e luajtur. Një ndër klubet më të shtrenjta në europë, pritet të jetë në kerkim të dy yjeve. Nje transfertë e cila pritet të kushtojë miliona euro për klubin anglez.
Janë pikërisht mediat e ndryshme angleze që hedhin dritë në lidhje me një transfertë prej 180 milion euro. Shumë e cila pritet të shkojë për Rodrygo Goes dhe Dani Olmo. Kjo është një lëvizje e cila është në dakortësinë e plotë të Pep Guardiolës. Është pikërsiht vizioni i tij për ekipin e së ardhmes. Ata synojnë që të qëndrojnë në mesin e më të mirëve në europë. Veprim i cili e ka detyruar që të shkojë në lëvizjen e dy formave të ndryshme në ekip.

Rodrygo është përfolur shumë këto kohë në lidhje me pozitën që do të ketë ai në ekipin madrilen. Një kohë tepër e reduktuar për të duket se e ka vulosur largimin nga ekipi. Mes një konkurence shumë të fortë në Los Blancos, nuk ka mundur që të rezervojë një vend titullari në ekip.
Ardhja në ekip e Alonso mund të rezervojë më shumë kohë në dispozicion për të. Kështu që një oferte e tillë dhe nuk mund te jetë rezultative. Gjithësesi, Guardiola kërkon që të ketë vazhdimisht një ekip i cili është shumë më i pozicionuar per të pasur suksesin në të ardhmen. Kërkesa e vetme është të jenë në mesin e më të mirëve të europës.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.