Rodrygo, nën lupën e Arabisë Saudite, Al Hilal interesohet

Rodrygo, nën lupën e Arabisë Saudite

Janë dy ekipe të arabisë Saudite të cilat janë në kërkim të shërbimit të Rodrygo. Braziliani I cili luan për Real Madrid pritet të vlerësojë dy oferta të cilat janë sjellë për të pikërisht nga Al Nassr dhe Al Hilal. Janë dy ekipet arabe që kanë shprehur interesin e tyre për të marrë shërbimin e anësorit. Me një kohë në ekip pas ardhjes në ekip të Mbappe gjithnjë e më pak e vendosi kështu atë në një situatë aspak të favorshme.

Ulja e tij në stol e shtyhu më shumë drejt një mundësie që të vlerësojë kështy transferimin e tij. Ndaj në dakortësi me klubin është vendosur që të kishte një kalim të tij në një tjetër ekip. Dhe pse me 208 ndeshje të luajtura me real Madrid dhe I vendosur atje në mënyrë të sigurt. Ai ka mundur të shënojë gjithashtu një seri prej 54 golash. Kjo ka qenë e vlefshme që ai të konsiderohej një aset në klub.

Rodrygo, nën lupën e Arabisë Saudite
Rodrygo, nën lupën e Arabisë Saudite

Konkurenca e shtyn atë që të vendoste më tej në largimin prej klubit madrilen. Los Blancos e vlerësojnë atë me 100 milion euro, por ende nuk vendoset në shitje. Megjithatë është dëshira e lojtarit që të ketë në dispozicion më shumë kohë. Ndaj dhe zgjedhja e tij mund të jetë drejt dy ekipeve Arabe të cilat kanë mundësinë e plotë të paguajnë për shërbimin e tij. Një vendim zyrtar nga klubi ende nuk ekziston, megjithatë është bërë e qartë se do të ketë një kalim të rëndësishëm.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.