Rodrygo pritet që të jetë më i qartë në lidhje me të ardhmen e tij në Real Madrid. E ardhmja e lojtarit duket se është në dorën e tij kjo pas një raporti që do të jepet nga ekipi. Mediat bëjnë me dije se do të jetë vetë ai që do të duhet të zgjedhë se si do të jetë i vendosur. Ku është lajmëruar gjithashtu se drejtuesit e klubit do të kenë një takim me sulmuesin.
Më herët drejtues të klubit madrilen e kanë bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë pengesë nga ana e tyre për një largim të mundshëm të lojtarit. Ai do të ketë lirinë e plotë për të vendosur përpara nisjes së sezonit.
24 vjecari i cili dëshiron të luajë me Los Blancos kërkon që të fitojë besimin e Xabi Alonos. Kërkesa e tij është e thjeshtë duke kërkuar që të qëndrojë dhe pse skuadra e konsideron si një mundësi të hapur largimin e tij.

Mbritja e Alonso në klub për Rodrygo ishte një shpresë për të pasur disa minuta më shumë në fushën e lojës. Porz njëherësh dhe Alonso nuk është se e ka konskderuar si titullar. Kupa e Botës për Klube nuk shërbeu më shumë për të duke qenë se aktivizimi i tij ka qenë vetëm njëherë. Pjesa tjetër për të ka qenë në stol, kjo ngjall dyshime se dhe Alonso nuk e ka në plan për projektin që është duke krijuar.
Kontrata e tij me klubin është deri në 2028, por nuk do të hasë pengesë nëse dëshiron një largim. Është kjo pikërisht kërkesa që vjen nga klubi ku kërkojnë që ai te jetë i vetëdijshëm. Ofertat për të mund të jenë nga klube të mëdha europiane.