Roma barazon me Lazio, ende larg vendit në europë

Roma barazon me Lazio, ende larg vendit në europë

Roma ka luajtur një ndeshje të vlefshme për javën e 32 të Serisë A. Kryeqytetasit në një përballje me Lazion e kanë mbyllur sfidën e tyre me një barazim. Fillimi I ndeshjes në minutën e shtatë rezervoi një super mundësi për vendasit. Alessio Romagnolin, I vendosur me goditjen e tij drejt portës nuk muni të realziojë. Një goditje e cila u mohua prej portierit Svilari.

Edhe pse pa gola 45 minutat e para të ndeshjes prodhuan një seri aksionesh të ndryshme. Në të dy kampet pati mundësi që nuk u finalizuan. Roma u përpoq që të ishte më dominante në fushën e lojës duke kërkuar vazhdimisht. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me një rikthim në të dytën ku ekipet ishin ende në fushë për të kërkuar.

Pikërisht, ishin vendasit që kaluan në avantazh me golin e parë të shënuar prej Romagnolit. Në minutën e 47 ai mundi që të thyente akullin e kësaj sfide me një gol me kokë të shënuar prej tij. Barazimi erdhi në minutën e 69 përmes një gjuajtje të Matias Soules I cili bëri të mundur realizimin e një goli fantastik. Barazimi I shifrave 1-1 sjell për ekipet një detyrë të re pas asaj sfide.

Roma barazon me Lazio, ende larg vendit në europë
Roma barazon me Lazio, ende larg vendit në europë

Lazio nuk voni shumë dhe pati mundësinë e një super rasti për të shënuar në minutën e 75 me Pedro. Por, pengesa mbetet gjithmonë Svilar I cili nuk e lejoj që të shkonte në rrjetë.  Roma me këtë barazim shkon në kuotën e 54 pikëve duke mbajtur kështu vendin  e shtatë në tabelë. Janë dy pikë diferencë për ta që të sigurojnë një vend në europë. Lazio vazhdon të jetë brenda gjashtëshes për të luftuar në këtë pozicionim.