Ronaldo, drejt mbylljes së një kapitulli të rëndësishëm

Ronaldo, drejt mbylljes së një kapitulli të rëndësishëm

Janë bërë pikërisht dy vite qëndrimi të tij në Arabinë Saudite të cilat diktojnë një kontratë e cila mund të jetë drejt fundit. Al Nassar duket se nuk do të jetë qëndrimi I funit I yllit portugez dhe kjo bëhët më e qartë dita ditës. Ishte pikërisht një humbje e tyre ndaj Al Fateh, ku Ronaldo është shprehur se kapitulli I tij me ekipin saudit është mbyllur.

Mjaftonte vetëm kjo deklaratë për të konfirmuar më pas të gjitha zërta e mëhershëm që venë në djeni se ekziston një mundësi largimi. Me një kontratë e cila përfundon në 30 qershor ai e bën gjithë e më të largët qëndrimin e tij në ekipin saudit.

Ronaldo, drejt mbylljes së një kapitulli të rëndësishëm
Ronaldo, drejt mbylljes së një kapitulli të rëndësishëm

Tashmë, janë pikërisht Arabët që janë duke ofruar për të pasur ronaldon në vazhdim. Oferta prej 500 mijë dollarë në ditë shihet si një mundësi që ta mbajnë të lidhur me ekipin e tyre. Por, mesa duket e rëndësishme për portugezin është që të jetë pjesë e Kupës së Botës për Klube. Event I cili nis në 14 qershor dhe do të jetë një objektiv për Ronaldon.

Mundësi është që ai të bashkohet me ekipet që marrin pjesë në këtë kompeticion. Një ndër ta pas shumë të përfolurish është padyshim dhe ekipi ku luan dhe ish shoku I tij I skuadrës Sergio Ramos. Rayados de Monterrey një klub në Meksiksë mund të jetë destinacioni I tij I radhës për të patur mundësi përfaqësimi në këtë kompeticion të rëndësishëm. Ende nuk është konfirmuar asgjë në lidhje me këtë lëvizje duke qenë se do të jetë pikërisht ai që do të vendosë në lidhje me këtë.