Ronaldo Jr drejt zgjedhjes mes 5 Kombëtareve

Ronaldo Jr drejt zgjedhjes mes 5 Kombëtareve

Kristiano Ronaldo sapo theu një rekord historik sa I përket angazhimit të tij në kombëtare. Ai mundi të regjistrojë 133 ndeshje të fituara me Kombëtaren Portugeze. Një rekord më herët që mbahej nga ish shoku I tij I ekipit Sergio Ramos. Tashmë karriera e tij është drejt fundit, duke lënë stafetë te djali I tij.

Cristiano Ronaldo dos Santos Júnior është fëmija I tij I madh, tashmë 14 vjec. Interesi I shumë klubeve ka qenë që ta marrin në ekipet zinxhir, por aktualisht është në të njejtën ekip ku është dhe babai I tij Al Nassar në Arabinë Saudite. Që prej fillimeve ai ka qenë pjesë e akademisë së Juventus më pas në Manchester United. Të dy klubet e kanë vlerësuar talentin e tij dhe e konsiderojnë si një potencial të mundshëm zhvillimi.

Pikëpyetja që lind tashmë për të, kombëtarja që do të duhet të zgjedhë?

Sipas vendit të tij të lindjes

Ronaldo vendosi që djali I tij të lindë në San Diego Kaliforni, me shumë mundësi ai mund të zgjedhë që të përfaqësojë Kombëtaren e SHBA, në të ardhmen.

Sipas vendit ku ka jetuar

Jetesa e tij ka qenë me intervale sipas ekipeve që ka zgjedhur Kristiano Ronaldo, në 2021 Ronaldo transferohet te United pas më shumë se 12 vitesh. Ai atje kaloi një periudhë 2 vjecare me angazhimin në këtë klub.

Ronaldo Jr drejt zgjedhjes mes 5 Kombëtareve
Ronaldo Jr drejt zgjedhjes mes 5 Kombëtareve

‘’La Roja’’ mundësi

Në periudhën kur lindi ai, Ronaldo ka qenë në fazën e tij të shkëlqimit në Real Madrid, ku u bë dhe transferimi më I shtrenjtë I kryher deri më atëherë. Një kombëtare e cila mund të zgjidhet prej tij për shkak të jetesës prej dhjetë vitesh. Në të ardhmen mund të kemi dhe djalin e Messit në të njejtën kombëtare.

Ai mund të angazhohet ndër të tjera dhe me Kepin e Djelbër, ose zgjedhja e tij të jetë Portugalia si zgjodhi dhe babai I tij të luante.