Cristiano Ronaldo, I cili është duke luajtur me al Nassr, shënoi një tjetër dështim me klubin e tij. Ata u eleminuan nga Kupa e Mbretit të Arabisë Saudite. Mesa duket një tjetër zhgënjim është paraqitur për portugezin. Suksesi I së cilit e ka shoqëruar në cdo klub të mëhershëm ku ai ka luajtur. Duke qenë se kjo nuk ishte thjeshtë një humbje për të. Por, ishte po ashtu një dështim që e vendos atë larg mundësisë për një titull.
40 vjecari është vendosur në një periudhe mjaft të gjatë duke qëndruar kështu jashtë mundësisë për një titull. Në total janë 1623 ditë pa titull, cka e bën periudhën e tij më të gjatë pa një trofe me klubet ku ai luan. Ronaldo nuk ka mundur të fitojë një trofe prej vitit 2021. Qëndrimi I tij në atë periudhë ishte pikërisht në Juventus, ku për herë të fundit ngriti Kupën e Italisë.

Që prej asaj periudhe kalimi I tij në tre klube të ndryshme: Juventus, Manchester United he Al Nassar nuk është se kanë prodhuar për të një mundësi në titull. I vetëm sukses në këtë periudhë është pikërisht një titull I cili është jo zyrtar. Duke pasur mundësi që të fitojë në verën e 2023, Kupa e Kampionëve Arabë. Një garë e cila është jo zyrtare dhe nuk organizohet prej FIFAs.
Ronaldo I cili në karrierën e tij ka një seri prej 34 trofesh duket se është vendosur në një periudhë mjaft të gjatë pushimi sa I përket mundësisë së tij për të pasur një titull.



