Cristiano Ronaldo i vendosur me një kontratë të re në Al Nassr tashmë ka bërë një kërkesë drejt klubit arab. Ai kërkon që në periudhën e dytë të qëndrimit të tij të mund të sigurojë një trofe. Ka qenë pikërisht i vetmi angazhim i tij në një kampionat që nuk ka sjellë një trofe për të. Ndaj dhe angazhimi i tij me drejtimin e rri të Jorge Jesus do të jetë i plotë duke synuar një titull. Kërkesa e tij e drejtuar në klubin arab është për të synuar një lojtar të Liverpool. Luis Diaz i cili është vendosur ai qëllim në shumë klube tashmë është dhe në sitën e arabëve.
Ka qenë kërkesa e Ronaldo që të vlerësohet një afrim i mundshëm i sulmuesit. Sulmuesi është vlerësuar me mbi 100 milion euro nga ekipi anglez. Opsioni i blerjes së tij është vlerësuar ndjeshëm nga shumë klube të mëdha, në garë për të është dhe Barcelona.

28 vjecari është vendosur në lupë në këtë sezon kalimesh nga shumë ekipe. Forma e tij dhe cilësimi si një lojtar i rëndësishëm është vendosur si një mundësi. Por, kalimi i tij tashmë që hynë Arabët në lojë mund të sjellë një qëndrim më të sigurt për të në këtë ligë. Oferta që sjellin ata pritet të jetë shumë më e sigurt për shkak të aftësisë së tyre paguese. Liverpool ka sjellë një shumë të majme për kartonin e tij dhe kjo mund ta bëjë që e ardhmja e tij të jetë në arabinë e largët.
I vendosur dhe përballë qëndrimit në krah të Ronaldo mund ta bëjë shumë më të preferueshëm për të kalimin në Arabinë Saudite.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.