Ronaldo për shkak sigurie nuk udhëton drejt Iranit

Al Nassar do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve të Azisë përballë Esteghal, e cila pritet që të mbahet në Iran. Një vendim është marrë në klubin e Arabisë Saudite e cila e ka lënë Ronaldon jashtë loje, ku nuk do të jetë pjesë e kësaj ngjarje që pritet të zhvillohet.

Në qëndër të këtij vendimi është diskutuar për sigurinë e Kristiano Ronaldo, duke qenë se në këtë vend ende nuk ka një stabiltet sa I përket gjendjes së trazuar dhe të pasigurt që mund të kanosë sigurinë e fenomenit portugez. Në këtë vendim është marrë parasysh se në udhëtimin e fundit në Teheran në sfidën që ka zhvilluar Al Nassar atje është ndeshur me një masë tifozësh të cilët kanë bllokuar qarkullimin e lirë të autobuzit të ekipit.

Vednimi, është ndërmarë nga klubi I cili vë në duke rrezikun që mund të kanoset duke u siguruar që të mbrojë interesin më të lartë të lojtarëve dhe duke ndaluar që të bashkohet me ekipin në këtë ndeshje Ronaldo. Një vendim I ndërmarrë paea se të përcaktohet se fillimisht është kërkuar nga klubi saudit se ndeshja duhet të zhvillohet në një zonë neutrale, por kjo nuk është pranuar nga Federata Aziatike e Futbollit, duke e cilësuar si të pa përshtatëshëm si kërkesë. Ndaj ekipi I Al Nassar e ka parë më të udhës që të lerë jashtë Ronaldon në këtë sfidë dhe të ndjekë një masë masash të cilat sipas klubit janë në mbrojtje dhe sigurojnë mirëqënien e të gjithë ekipit. Tashmë me një mungesë të rëndësishme në klub ata do të duhet të ndeshen në një event të rëndësishëm për të parë më tej se si do të shkojë kjo ngjarje.