Kombëtarja e Portugalisë barazoi në sfidën e saj me një rezultat 2-2 me Hungarinë. Ndeshja e cila ishte e vlefshme për Kupën e Botës, solli dhe një mundësi për Ronaldo që të thyente një rekord. Portugezi arriti të shënojë në këtë ndeshje, cka e bëri të mundur dhe shkrimin e historisë prej tij.
Sfida ishte mjaft interesante dhe solli kështu një përballje mes dy ekipeve që kërkuan vazhdimisht të shënonin. Hungaria ishte ajo e cila e para mundi të shënojë një rezultat pozitiv. Szalai në minutën e tetë mundi të shënojë duke e kaluar në epërsi ekipin e tij. Por, një kunderpërgjigje e shpejtë ishte dhe ajo e Ronaldo i cili mundi të barazojë rezultatin në minutën e 22.

Përsëri ata ishin të vendosur nën fatin e Ronaldo i cili mundi të ndryshojë rezultatin në favorin e tyre. Portugezi në përfundim të mbylljes së pjesës së parë mundi të shënojë cka solli kështu vendosjen e një rekordi të rri prej tij. Ronaldo mundi të shënojë ëkshtu golin e 143 me fanellën e Portugalisë.
Ndërsa sa i përket rekordit të tij të shënimit për kualifikimin në Kupën e Botës ai mundi të shënojë golin e 40. Me golin e shënuar ai u vendosu kështu si më i miri golashënues sa i përket kualifikimeve. Rekord i cili më herët ishte mbajtur lrej Carlos Ruis i cili me Guantemalën kishte mundur të shënojë 39 gola. Messi pjesë e kësaj liste ka sjellë një seri prej 36 golash të shënuar.



