Ronaldo vjen me një qëllim të rri, drejtues klubi

Cristiano Ronaldo, është I pranishëm në shumë fusha të ndryshme të biznesit, aktivitet që e ka bërë tashmë prej vitesh dhe ajo cka kërkon është që të jetë me një fokus tashmë 100% futbolli. Eksperienca e ndryshme dhe I cilësuar si më I miri e bëjnë portugezin që dhe eksperimentet e tij të jetë të ndryshme ku diversifikon gjithmonë fushën ku investohet.

Së fundmi është bërë I njohur një lajm tepër interesant që po qarkullon njëherësh në disa media të ndryshme që është blerja e një ekipi futbolli. Zgjedhja e Ronaldos I cili kërkon që të bashkëpunojë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman është ekipi I Valencias, një ndër klubet e La Ligës me më shumë histori.

Ronaldo ka bërë kërkesën e tij drejtuar Princit dhe pritet që të ketë një vlerësim kryesisht financiar prej tij dhe më pas të shohim lëvizjet që do të ndërmarin në këtë eksperiencë të re për yllin portugez. Nuk është një risi tashmë për Princin duke qenë fondacioni që ai drejton ka gjithashtu në zotërim dhe klubin e Premier Ligës Newcastle. Por, situata në Valencia e cila po rrezikon shumë këtë sezon me një mundësi për rënie nga kategoria e shtyn më tej që të ndërmarin një vendim të tillë. Aktualisht klubi I spanjoll është nën pronësinë e Peter Lim Eng Hoc,I cili ka gati një dekadë duke pasur këtë klub me uljet e ngritet që kanë qenë të shpeshta. Zyrtarizimi I këtij vendimi pret që të krijojë një ndër klubet më interesante për t’u ndjekur duke qenë se është me interes tepër të lartë se si Ronaldo do të drejtojë një klub dhe cfarë mund të pritet prej tij.