Wayne Rooney në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar për të gjithë rrugëtimin e tij. Ai është ndalur ne tre klubet që ka refuzuar për të luajtur pas rikthimit të tij te Djajtë e Kuq.
Rooney kujtoj se largimi i tij nga Manchester United erdhi ne vitin 2010. Asaj kohe ekipi nuk po i ofronte më shumë mundësi lojtarit për tituj.
Për sulmuesin asaj kohe ishte e rëndësishme që të sfidohej në seri kompeticionesh dhe ekipi nuk po e mundësonte më këtë gjë.
Në moshën 24 vjecare ai morri vendimin se nuk dëshironte që të bashkohej më tej në ekip. Ku kishte refuzuar që të rinovonte më tej kontratën e cila përfundonte në 2012.
Tashmë pas më shumë se 15 vitesh ai tregon për ekipet që ka refuzuar per t’u bashkuar. Chelsea, Brcaelona dhe Real Madrid janë ato që Rooney ka refuzuar. Në dëshirën e tij ishte një bashkim i mundshëm në spanjë. Barcelona do të ishte ekipi perfekt sipas Rooney i cili shprehu se e ëndëronte më së shumti angazhimin e tij atje.

Një ekip i plotësuar sipas tij me yje në fushën e lojës, nga ku ngjallte dëshirë për të qenë pjesë e tyre. Lionel Messi, Andres Iniesta, Xavi dhe Busquets disa prej yjeve që ishin në ekip dhe do të mirëprisnin Rooney.
Por, në të njëjtën kohë në Real Madrid do të kishte ish shokun e tij të ekipit Cristiano Ronaldo. Lëvizje e cila kishte ndodhur vetëm një vit më herët.
Në këtë intervistë ai foli për zgjedhjen e tij dhe refuzimey. Në një kohë që mund të kishte pasur suksesin, pavarësisht se nuk mungoi as te United.