Rrahmani, faktor ndikues në suksesin e ekipit të tij

Rrahmani, faktor ndikues në suksesin e ekipit të tij

Java e dytë në kampionatin Cek solli një fitore mjaft të rëmdësishme për Sparta Pragën. Skuadra ka mundur të sigurojë një fitore që e ndihmon ekipin në këtë nisje sezoni. Dhe pse heret shumë vetëm java e dytë e fillimit është cilësuar si një skuadër tepër kërkuese për këtë sezon. Me një rezultat 3-2 ata arriten të sigurinin fitoren e cila e vendos ekipin shumë më të sigurt. Nuk kishte si të mungonte në këtë fitore një prekje e Albion Rrahmanit.

Rrahmani i cili në minutën e 22 të ndeshjes arriti të hedhë një hap mjaft të rëndësishëm duke shënuar dhe golin e avantazhit. Ishte pikërisht një goditje e tij e cila dha kështu shtytjen e tyre. Me gjuajtjen e tij ai arriti të ndryshojë fatin e kësaj ndeshje duke sjellë dhe mbështetjen e të gjithë stadiumit.

Rrahmani, faktor ndikues në suksesin e ekipit të tij
Rrahmani, faktor ndikues në suksesin e ekipit të tij

Me këtë gol ai arriti të diktojë rikthimin e tij në kampionat. Është pikërisht goli i tij i parë dhe tashmë pas një rikuperimi të plotë është në gjendje që të angazhohet më tej. Mundësi mjaft e mirë kjo për lojtarin i cili është i vendosur për të sjellë një ndryshim në këtë sezon pas shkëputjes së tij. Gol që diktoi dhe një herë formën e tij dhe një rikthim që ishte pritur prej kohësh nga mbështetësit.

Rrahmani në këtë gol të shënuar ka sinjalizuar kështu rikthimin e tij në kampionat. Po ashtu dhe vlerësimi i tij në këtë ndeshje ishte maksimal. Duke marrë përsipër udhëheqjen e një sezoni mjaft të rëndësishëm për ekipin e tij Sparta. Bashkëkombasi i tij Ermal Krasniqi në këtë ndeshje nuk u aktivizua duke qëndruar në bankinën e rezervave.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.