Rrahmani i dëmtuar, ja sa do te qëndrojë jashtë fushe

Rrahmani i dëmtuar, ja sa do te qëndrojë jashtë fushe

Napoli ka sjellë një njoftim të rëndësishëm, sa i përket një mungese që pritet të ketë klubi në vazhdim. Është pikërisht Amir Rrahmani i cili ka pësuar një dëmtim gjatë pushimit ndërkombëtar. Fillimisht janë raportet mjekësore që diktojnë një formë jo shumë të mirë dhe kjo mund ta bëjë që ai të ketë një mungesë për një shtrirje kohore të gjatë

Dëmtimi i pësuar e vendosi, mbrojtësin e Napolit dhe në një detyrim për t’u tërhequr nga grumbullimk i kombëtares së Kosovës gjatë javës së kaluar. Lojtari mungoi në të dy ndeshjet që zhvilloj ekipi i Kosovës për kualifikimin e tyre në Kupën e Botës 2026.

Rrahmani i dëmtuar, ja sa do te qëndrojë jashtë fushe
Rrahmani i dëmtuar, ja sa do te qëndrojë jashtë fushe

Mungesa e tij në ndeshjet e kampionatit Italian ende nuk janë konfirmuar, por ishte Napoli i cili e bëri të ditur se do të ketë në vazhdim një tjetër njoftim sa i përket angazhimit të tij të mëvonshëm. Ajo cka raportohet fillimisht është thjesht një tërheqje e lehtë duke qenë se është vetëm një dëmtim muskular që e vendos atë jashtë skuadre. Rehabilitimi i tij ka nisur dhe ekipi njofton se mund të jetë i pranishëm në ndeshjet e ardhshme. Por, e gjitha do të mbetet në mënyrën se si ai do të reagojë nga lëndimi.

31 vjecari do të jetë jashtë në ndeshjen e ardhshme e cila pritet të zhvillohet ndaj Fiorentinës në Serinë A. Por, rikthimi mendohet se do të jetë në ndeshjen e parë të Champions League, ku do të jetë përballë Manchester City. Mbrojtësi ka shfaqur një formë mjaft të mirë dhe ka qenë shpesh një hallkë kyce për ekipin.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.