Rrahmani pjesë e formacionit të javës, Seria A

Rrahmani pjesë e formacionit të javës

Amir Rrahmani ka mundur të performojë tepër mirë në sfidën e fundit Naploi kundër Venezias, mbrojtësi ka mundur të kualifikohet në formacionin e javës dhe pse në përballje ata mundën të siguronin vetëm një pikë një barazim pa gola.

Forma e tij ra në sy në këtë ndeshje ku ishte tepër kërkues dhe shoqëroi sfidën gjatë gjithë lojës, një formë e cila është vlerësuar më tej për shkak se është përzgjedhur dhe në formacionin e javës mes emrave të tjerë të Serisë A, duke dëshmuar kështu suksesin I cili është I pashmangshëm për të.

I vlerësuar me 7.8 pikë ai ka mundur të diferencohet prej lojtarëve të tjerë, një lojë ku ishte prezent dhe dominues në sfidë ndaj të cilës morri dhe një dëmtim që e le jashtë loje në minutën e 77. Forma e mbrojtësist kosovar është përfolur së fundmi duke qenë se cilësohet si një ndër zgjedhjet më të mira të Naploit dhe kjo është dëshmuar shpesh në lojën që ai bën.

Dëmtimi ishte një sirenë alarmi për Rrahmanin në këtë fazë duke qenë se ai është dhe pjesë e listës së lojtarëve të cilët do të grumbullohen zyrtasrisht për ekipin kombëtar të Kosovës. Rikthimi I tij në fushë u konfirmua nga trajneri I kombëtares I cili në një deklaratë për mediat cilësoi se dëmtimi ishte thjeshtë muskulor dhe në qoftë se shihet e arsyeshme Rrahmani do të jetë pjesë e lojës. Një rikthim I tij shihet si I nevojshëm në skuadër duke qenë se forma e deri tanishme dhe eksperienca në Serinë A konsiderohen si të vyra në këto përballje në Ligën e Kombeve, ku Kosova kërkon një përfaqësim dinjitoz.