Rrahmani vendoset mes më të mirëve në formacionin e javës

Albion Rrahmani vendoset mes më të mirëve në formacionin e Javës

Debutimi I Albion Rrahmanit me Sparta Pragën e ka vendosur përsëri lojtarin në qendër të vëmëndjes. Është pikërisht forma e tij mjaft e mirë që ka pasuar dhe me shërbimin e tij në fushën e lojës. Rrahmani arriti të shënojë dy gola duke shërbyer në fitoren e Sparta Pragës 3-1 ndaj Zlin. Me një paraqitje mjaft të mirë ai arriti të vendosjej mes më të mirëve në këtë sfidë.

Ylli I kosovës ka vazhduar më tej formën e tij në kampionatin cek duke shënuar kështu pesë gola në total në vetëm shtatë ndeshje të luajtura. Kjo e ka shndëruar atë në një prej lojtarëve më të mirë në këtë kampionat dhe ka marrë vlerësime të shumta.

Albion Rrahmani vendoset mes më të mirëve në formacionin e Javës
Albion Rrahmani vendoset mes më të mirëve në formacionin e Javës

Loja e tij dhe shërbimi I dhënë në ekip ka shërbyer për të vendosur Rrahmanin pjesë të rëndësishme në formacionin e javës në Superligën Ceke. Gjatë 13 ndeshje të luajtura mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës ai ka shënuar 13 gola në toal. Pikërisht, në këtë mënyrë shënimi të përsëritur ai është vendosur si një pikë e rëndësishme në klub ku ka sjellë më tej shërbimin që e vendos mes më të mirëve.

Deri më tani në këtë formë që ka dëshmuar në këtë kampionat të vogël një mundësi mund të hapet për të. Sulmuesi është vendosur në radarin e ekipit të Ligës së Parë dhe mund të shënojë një hap ndryshe në karrierën e tij. Edhe pse pa një konfirmim mund të jetë një lëvizje më e mirë për të ardhmen e tij.