Kupa e Botës për Klube përvec se do të vinte në këtë sezon me një numër të lartë ekipesh, ndryshe nga sezoni I shkuar. Do të sjellë dhe një seri rregullash të aplikuara për herë të parë. Është FIFA, e cila në një deklaratë të mëhershme ka bërë me dije të gjitha rregullat që kanë për të ndryshuar. E gjitha kjo ka të bëjë me synimin e tyre për të sjellë një futboll I cili është shumë më cilësor.
Një ndër rregullat që është vendosur për ndryshim,është dhe koha që portieri do të duhet të ketë topin në përdorim. Ndryshe I cilësuar si rregulli I tetë sekondëshit. Një rregull I cili është shkelur konkretisht në ndeshjen që ka zhvilluar Mamelodi kundër Ulsa. Portieri afrikan, shkeli rregullin duke e mbajtur kështu topin jashtë afatit të vendosur. Një ndërhyrje e cila ndodhi në minutën e 83 që ndeshja ishte duke u zhvilluar.

Ishte pikërisht një ndërhyrje e gjyqëtarit I cili ndaloi ndeshjen duke sjellë habinë e shumë prej futbollistëve. Duke mos njohur shkakun se pse loja ishte ndaluar duke bërë të qartë se kishte një shkelje në fushën e blertë. Gjyqëtari bëri shënimin e tij me duar duke sinjalizuar numërin tetë. Ishte pikërisht kjo lëvizje e cila vuri në djeni se kishte një shkelje. Goditja e dënimit është masa që merret në këtë rast, duke qenë në favor të ekipit kundërshtar. Pikërisht, kjo do të synojë që të ketë sa më pak kohë që është jo në përdorimin e duhur duke sjellë vonesa.